Vdekja e akademikut Idriz Ajeti një humbje e madhe për AShAK-un dhe shoqërinë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Ajeti dhe Akademinë e Shkencave pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit.

“Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë”.

“Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme