Vdekja e Nishanit, Hoti: Intelektuali që ka lënë prapa veprat e tij të përjetshme

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen dhe gjithë shqiptarët për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me pikëllim të thellë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare.

Me të gjitha këto veti të një burrështetasi, Presidenti Nishani ka ndërruar jetë për të lënë prapa veprat e tij të përjetshme.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ish-Presidentin, Bujar Nishani!

Të ngjashme