Vdes kryetari i Degës së LDK-së në Graçanicë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara familje Ajeti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.

Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”

Të ngjashme