Vdes Sylë Zhitia, zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrotjes ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Sylë Zhitia.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në njoftim./ge

KA NDËRRUAR JETË SYLË ZHITIA ZYRTARË I LARTË I MINISTRISË SË MBROJTJESMe dhimbje të thellë, njoftojmë të gjithë…

Gepostet von Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës am Sonntag, 17. Mai 2020

Të ngjashme