Veç Amerika mund t’iu japë pension të përjetshëm zyrtarëve, jo Kosova

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 17:03 | Nga Kaltrina Zymberi

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se parlamenti ka gabuar kur u ka njohur zyrtarëve të lartë jo të zgjedhur pensionin e përjetshëm.

Sipas tij, veç në Amerikë kjo mund të ndodhë, e jo në një vend si Kosova me një buxhet kaq të vogël, raporton Ekonomia Online.

“Për pension të përjetshëm për prokurorin kryetarin e  gjykatës kushtetuese e të tjerëve sipas tij kjo praktik nuk është korund ndoshta në Amerikë po amo në regjion jo.  Mos të merremi me pensione por me punë. Këto janë vendime që nuk mund t’i ndryshoj unë, por ne e kemi kaluar një ligj për Parlamentin dhe unë nuk e di që këtu ka zyrtarë të lartë, por deputet janë zyrtarë të lartë. Ne ja kemi mundësuar disa kategorive që nuk janë përzgjedhur të popullin. Presidenti kryeministri e kryetari i parlamentit janë diçka tjetër”.

Sipas tij, zyrtarë të lart nuk janë ata që nuk i zgjedh populli. Këto deklarime Haliti i bëri pas diskutimit të projektligjit për Presidentin.

Sa i përket kësaj pike të rendit të ditës, Sami Kurteshi nga VV ka se nuk do ta përkrahin.

“Ligji për Presidentin nuk mund të rizgjedh sa herë të dojë dikush kjo është personalizuar dhe nuk flitet askund për forcën rekreative. Presidenti është i zgjedhuri i një partie politike ai mund të rikandidoj edhe për pozita tjera, ne si VV nuk e votojmë këtë ligj”.

Imet Rrahmani nga LDK, tha se e mbështetin në parim ligjin për presidentin dhe do japin vërejtje mes dy leximeve.

Shkumbin Demalijaj, nga AAK, tha se do të japin kontributin  e tyre për amandamentimin e parë.

Edhe Milaim Zeka, nga Nisma, tha se e mbështesin këtë ligj.

Të ngjashme