Veç tre deputetë në mbledhjen e komisionit për Zhvillim, Sejdiu i zhgënjyer me kolegët

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 10:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Të pranishëm ishin Dardan Sejdiu nga PSD-ja, Duda Balje nga 6+ dhe Hykmete Bajrami nga LDK-ja, raporton Ekonomia Online.

Dardan Sejdiu, zëvendëskryetar i komisionit, tha se po ndihet i zhgënjyer me mosprezencën e anëtarëve, duke shtuar se në shqyrtimi ishin dy ligje shumë të rëndësishme.

“Edhe pse i kemi dy Ligje të rëndësishme që është ligji për mbrojtjen e konsumatorit, ky Ligj e vendos konsumatorin në një situatë të mirë, sot do ishte mbledhja që do të procedohej në Kuvend ky Ligj, por në mungesë kuorumi duhet ta ndërpremë”.

“Ky komision është i rëndësishëm sepse ne do merremi me çështjen kryesore atë të zhvillimit ekonomik. Jam i zhgënjyer”.

Në rend dite ishin:

  1. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-034 për Mbrojtjen e konsumatorit;
  2. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Miniera dhe Minerale;
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil – AAC për vitin 2017;
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës – AKK për vitin 2017.

Të ngjashme