Vedat Muriqi shënon edhe në miqësore, Fenerbahçe mposht Istanbulsporin

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si në kampionat dhe ndeshjet tjera të karakterit garues, Vedat Muriqi po vazhdon ta bëj punën e tij edhe në ndeshje miqësore, transmeton Gazeta Metro.

Para fillimit të sezonit 2020/21 të futbollit në Turqi, Fenerbahce dhe Istanbulspor kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore mes vete.

Ndeshja u fitua me rezultat të thellë, 4-0, nga Fenerbahce, teksa një gol u shënua edhe nga reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi prizrenas shënoi golin e dytë, teksa golat tjerë u shënuan nga Serdar Aziz, Alper Potuk dhe Mevlut Erdinc.

Kujtojmë se ndeshjet miqësore mund të jenë të fundit për Vedat Muriqin në fanellën e Fenerbahces, pasi ditëve të fundit është raportuar se është arritur një marrëveshje me Lazion

Të ngjashme