Vehbi Kajtazi: Përhajr zgjedhjet e reja

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas lajmit që ka publikuar Gazeta Express se sot gjatë ditës pritet që të votohet për ligjin për zgjedhje, para seancës për presidentin e ri.

Sot gjatë ditës pritet që të votohet për presidentin e ri të Kosovës, pasi që kanë mbetur tashmë edhe tre ditë kur përfundon afati për votimin e një personi në karrigen më të rëndësishme të shtetit.

Vetëvendosje që ka mbledhur tashmë nënshkrimet e 40 deputetëve për seancë të re, pritet që para se të thirret e njëjta ta votojë edhe për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Pas këtij lajmi ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se kjo paralajmëron zgjedhje të reja.

“Per hair zgjedhjet e reja! Ndryshe nuk e kish inicu kete ligj“, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme