Vela: Deri kur BE-ja do ta tolerojë Serbinë?

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas lidhjes së kontratës Serbi-Rusi për furnizimin me gazin natyror.

Vela pyeti Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë, pasi Serbia po vazhdon të mbajë lidhje të forta me Rusinë derisa kjo e fundit po e vazhdon luftën në Ukrainë.

“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vende do të forcojnë partneritetin e tyre”.

“Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ranë dakord që të vazhdohet kontrata për gazin natyror edhe për tri vjet.

Të ngjashme