Vela: Logjika e mbrapsht e qeverisë “PAN” mbi prioritetet investive

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Blerim Vela, ka kritikuar qeverinë Haradinaj, ku kjo e fundit ka ndarë 15 milionë euro për adaptimin e objektit të MKRS-së në objekt të Presidencës.

Vela ka thënë se Kosova ka më shumë nevojë për spitale dhe çerdhe, sesa për luks të institucioneve.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Blerim Velës.

I ndane 15 milion euro per adaptimin e objektit te Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Bujqesise ne objekt te Presidences (keto dite behet bartja e Ministrive ne objekte private)

Ndersa, ndane vetem 7 milion euro per Spitalin e Prishtines (ne leter dhe nuk ka filluar se ndertuari)

Kosova ka me shume nevoje per spitale e cerdhe me sherbime cilesore percjellese, se sa per luks te institucioneve.

Duhet te kete presion publik dhe medial per te ndaluar kete keqperdorim te fondeve publike. Qeveria e re LVV dhe LDK duhet te anulojne kete projekt absurd qe harxhon kot taksat e qytetareve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme