Vela: Shtypja e votës së diasporës, nga 35 mijë votues, vetëm 13 mijë vota

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Blerim Vela përmes një statusi në Facebook ka komentuar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai krejt këtë proces po e konsideron se “shtypje të votës së diasporës”, pasi që sipas tij nga 35 mijë votues të regjistruar, nga mërgata erdhën vetëm 13 mijë vota.

Për këtë po fajëson institucionet shtetërore për të cilat ka edhe një këshillë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Shtypja e votës se diasporës

Nga 35 mije votues te regjistruar nga diaspora per pjesemarrje ne zgjedhjet e 6 tetorit, ne fund, numri total i votave te vlefshme eshte mbi 13 mije (pa llogaritur votat nga Serbia).

Sic duhet perkunder entuziazmit, ka dallim te madh mes numrit te votuesve te regjistruar dhe atyre qe realizuan te drejten per te votuar. Me se shumti pesoi diaspora ne Gjermani, Zvicer, Austri dhe SHBA. Ndersa, 90% te votave nga Kazakstani kane arritur me kohe ne KQZ dhe jane pranuar si te vlefshme…

Ne zgjedhjet e ardhshme, KQZ dhe Qeveria e Kosoves duhet te mundesojne votimin neper ambasada dhe konsulata. Përndryshe, perseritja e votimit permes postes ne zgjedhjet e ardhshme do te paraqiste tentim politik dhe institucional per vazhdim te shtypjes se votes se diaspores.

Të ngjashme