Veliu: Abdixhiku ka hyrë nga dritarja në LDK

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, se do t’ua mbyll derën atyre që s’kanë më çka i kësaj partie.

Veliu tha se Abdixhiku që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë.

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”.

Ai theksoi se i pari i LDK-së është katapultuar në këtë pozitë.

“Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme