Veliu i prin listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Podujeva

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjashtë kandidatë nga Podujeva.

Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme