Veliu i reagon Selimit: Unë i mbaj mustaqet por i pafytyrë nuk jam

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Gjatë seancës së Kuvendit në të cilën po flitet për Karaçvën, ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Selimi e ka pyetur Veliun nëse e di se ku i ka kufijtë Kosova, derisa e ka quajtur atë të paaftë dhe të papërgjegjshëm.

Deputeti Selimi ka thënë se ministri i tanishëm i MBS-së, në kohën e Qeverisë Kurti ishte shkarkuar, jo për mustaqe por për paaftësi.

“Unë besoj që ti nuk je shkarkuar për mustaqet që i mban por që je i paaftë. Dhe mendoj që njëra nga veprimet më të mira të Kurtit që do të mbahet në mend si qeveri, është shkarkimi juaj. Pa të keq, sinqerisht dhe seriozisht po ta them”, ka thënë Selimi.

Veliu i ka reaguar Selimit dukë e quajtur të pafytyrë.

“Unë i mbaj mustaqet por i pafytyrë nuk jam”, tha Veliu.

Të ngjashme