Veliu mbajti takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Këshillin e Ministrave për Reformën e Administratës Publike.

Fillimisht temë diskutimi në këtë takim ishte mbështetja buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike.

Në takim ministri Veliu  theksoi se përmes Kornizës Strategjike për Reformën e Administratës Publike 2015–2020 është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.

Po ashtu, u bë edhe prezantimi dhe aprovimi i raporteve vjetore janar-dhjetor të vitit 2019 për zbatimin e Kornizës Strategjike për RAP.

Gjithashtu u  diskutua për Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, ku në veçanti u cekën temat për zbatimin e programit për bursa post-diplomike si dhe për bazën ligjore mbi punësimin e bursistëve sipas Ligjit për Shërbyes Publik.

Të ngjashme