Veliu: Nuk i përgjigjemi ftesës së VV-së për protesta

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 14:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt, derisa shtoi se mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk është larg.

Veliu bëri të ditur se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Sot patëm takim me Grupin Parlamentar. Është një disponim i mirë i gjithë mekanizmave të LDK-së të punojmë gjithë së bashku drejt rrëzimit të qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ta përgatisim një mocion sa më shpejt dhe vendin ta çojmë në zgjedhje. Vendi është në krizë institucionale”.

“LDK-së i kanë mbetë dy-tri veprime brenda institucioneve dhe për neve është hapi i fundit protesta. Nuk i përgjigjemi ftesës së VV-së, por nuk i përjashtojmë ato”, sqaroi Veliu.

“Do ta diskutojmë mundësinë e protestës. Nëse ne dalim në rrugë më nuk kthehemi në institucione. Jemi në konsultim me subjekte të tjera politike, na duhet t’i definojmë të gjitha çështjet”.

Të ngjashme