Veliu për rastin në Karaçevë: KFOR-it i kërkuam që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kanë pasur disa kërkesa për KFOR’in sa i përket patrullimit të përbashkët me ushtrinë serbe në vijën kufitare.

Veliu ka thënë para deputetëve se kanë kërkuar nga KFOR’i që ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare.

“Kërkuam që sipas mundësive, ushtria serbe të mos zbresë shumë poshtë vijës kufitare, si dhe që mundësisht të koordinohemi paraprakisht për aksione të tilla”, ka thënë ai, duke shtuar se në ditën kur janë filmuar pamjet, shmangia nga vija kufitare kishte ndodhur për shkak të reshurave.

“Gjatë këtyre aksioneve mund të ndodhë edhe shmangja nga vija e kufirit, si atë ditë që kishte pasur të reshura”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme