Veliu priti në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it Kimberly Riffe

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe.

Ministri Veliu falënderoi Riffen për përkrahjen e vazhdueshme të programit ICITAP në fushën e sigurisë dhe njëkohësisht mirëpret angazhimin dhe mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen.

Ndërsa Riffe në këtë takim theksoi se ICITAP do të vazhdojë të përkrah MPBAP-në, dhe do të ofrojë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.

Të ngjashme