Veliu: Sot takimi i fundit, nuk heqim dorë nga kryeparlamentari

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 13:54 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se po presin nga Vetëvendosje ta shqyrtojë ofertën e LDK-së, ofertë kjo e pandryshueshme siç ka qenë e mëparshme raporton Ekonomia Online.

Veliu thotë se takimi do të ndodhë sot dhe se ky takim do ta jep epilogun qoftë pozitiv ose negativ.

Derisa potencoi ai se LDK nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

“Ne jemi marrë vesh për punën e ministrive, po presim nga VV që të deklarohen për ofertën tonë. 5 ministri dhe zotimin për president. Gjasat janë që të ketë takim. Ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë do epilogu që do ta ketë është bërë një kohë që duhet përfundojnë proceset. Qoftë negativ apo pozitiv. Sipas meje sot duhet të ndodhë. Jo nuk heqim dorë nga posti i kryeparlamentari”, tha ai.

Të ngjashme