Veliu takon Braathun: Ministrinë e Brendshme do ta bëjmë të besueshme për partnerët ndërkombëtarë

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me misionin e OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi z. Braathu për përkrahjen që ka dhënë OSBE për MPBAP, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Veliu theksoi se Ministrinë do ta bëjë institucion të besueshëm për qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Braathu, theksoi se OSBE do të vazhdojë më tutje në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Në fund u dakorduan që të intensifikohen takimet për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe OSBE-së.

Të ngjashme