Veliu: Të majtët po synojnë skuqjen e Kosovës pas 14 shkurtit, nuk do t’i lejojmë

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Agim Veliu, tha të hënën në tubimin elektoral në Podujevë, se Llapi e as Kosova nuk do të lejojnë që të arrihet synimi i të majtëve për ta skuqur Kosovën.  

“Brigadat e kuqe kanë dalë në sipërfaqe për të mbjellë farën e keqe. Ata po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithandej në Kosovës. Këtë po e bëjnë për të treguar se nëse e realizojnë ëndërron e tyre, do ta skuqin Kosovën pas 14 shkurtit. Por Llapi dhe gjithë Kosova nuk të lejojnë një gjë të tillë”, tha Veliu.  

Ai u shpreh i bindur se më 14 shkurt, LDK do të fitojë dhe do të ndalë synimet e tilla.  

“Të dielën e 14 shkurtit do të ndalen synimet e të majtëve, marksistëve e leninistëve. Në këtë ditë do të rrënohen edhe të gjitha piramidat e sondazheve që behën në formën sa më shumë pare aq me e lartë përqindja”, tha Veliu.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme