Vëllezërit binjakë votojnë me një dokument, arrestohet njëri dhe një komisionere

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Në shkollën fillore “Dëshmorët” në Klinë është arrestuar një komisionere dhe një votues.

Vlora Latifi nga DnV ka thënë se arrestimet janë bërë për shkak se dy vëllezër kanë votuar me të njëjtin dokument.

“Një komisionere dhe një votues, vëllai i dytë që ka votuar me të njëjtin dokument , janë arrestuar nga policia në Klinë”, ka thënë Latifi.

Dyshohet se vëllezërit kanë qenë binjakë dhe janë identifikuar nga vëzhguesit vendorë.

Komisionerja do të zëvendësohet për të vazhduar procesin zgjedhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme