Quinti kërkon zgjedhje të drejta dhe transparente në Drenas

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 17:29 | Nga

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmes një komunikate shtypi, kanë uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, dhe votuesit e Drenasit për rrethin e parë me 4 dhjetor të zgjedhjes së jashtëzakonshme për kryetarin e komunës të cilën vëzhguesit e karakterizuan përgjithësisht si të organizuar mirë dhe të mbajtur në një atmosferë pozitive.

Vendet e Quintit shpresojnë që ngjashëm, edhe në balotazhin që zhvillohet këtë të diel, votimet të jenë të lira, të drejta dhe transparente.

Sipas ambasadave të shteteve më të fuqishme, zgjedhjet e 4 dhjetorit treguan një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë aktorëve – duke përfshirë qytetarët – ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

“Ngjashëm, ne shpresojmë se edhe zgjedhja e rrethit të dytë me 18 dhjetor do të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente. Ne përkrahim përpjekjet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që janë akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjes. Kjo zgjedhje është një mundësi për të treguar edhe më shumë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik në Kosovë. Ne inkurajojmë qytetarët e Gllogovcit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatin që ata mendojnë se është më i aftë për ta udhëhequr komunën e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme