Vendet e rezervuara po e pengojnë integrimin e serbëve, pragu zgjedhor i panevojshëm

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 07:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 120 vendet në Parlamentin e Kosovës, 20 prej tyre janë të rezervuara për subjektet politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë në Kosovë.

Mirëpo sipas ish-kryeshefit Ekzekutiv të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Adnan Merovci, në aspektin politik deputetët serb janë duke u “ç’integruar” me këtë komoditet.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online thotë se vendet e rezervuara në Kuvend në aspektin ligjor janë në rregull dhe me këtë nuk diskriminohen popullata jo shumicë në Kosovë.

Por ai thotë se po të mos kishin qenë vendet e garantuara, serbët do të bashkëpunonin edhe më shumë me institucionet vendore.

“Në aspektin politik më tepër integrohen serbët duke ua hequr këtë siguri të garantimit sepse ata vetë do të luftonin dhe do të zhvillonin një konkurrencë në mes tyre dhe do të fitonin vend në parlament”, tha Merovci për Ekonomia Online.

“Serbët po ç’integrohet me këtë garanci sepse kjo po u vjen si një lloj dhurate të pa merituar sepse janë zhvilluar, nëse në fillim e ka pas kohën e vet është në rregull. Mirëpo tani për tani mendoj se më po çintegrohen me këtë dhuratë edhe për ta të pamerituar e të pakëndshme sepse edhe ata po i shohin gjërat se sa me pas heq këtë”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike në vend dhe analisti, Ramush Tahiri, tha se po të mos kishin qenë vendet e rezervuara, popullata joshumicë në Kosovë nuk do të arrinte të ketë një përfaqësues të tyre në Parlament.

“Nëse nuk janë vendet e rezervuara 20 atëherë komunitetet me daljen e tyre të vogël në zgjedhje nuk munden të sigurojnë përfaqësimin, ndoshta mund të siguroj komuniteti turk ose boshnjak, por zakonisht komuniteti egjiptian, rom, ashkali nuk i sigurojnë sepse kanë numër të vogël. Komuniteti serb mund t’i siguroj nëse del, por nuk i siguron këtë numër çfarë e ka sepse duke marrë parasysh daljen e komunitetit serb në zgjedhje edhe nxitjen që bën nga Beogradi nuk e arrin numrin prej 10 deputetësh, gjithmonë arrin më pak dhe kjo është bërë për shkak të përfaqësimit të tyre”, tha Tahiri për EO.

Kurse sa i përket pragut zgjedhor prej 5%, Merovci thotë se ky është një komoditet i shfrenuar demokratik për shoqërinë kosovare.

Sipas tij, është një modernitet demokratik që nuk i përshtatet Kosovës, madje as shtet evropiane nuk e kanë këtë praktikë.

“Pragu 5% ka implikime shumë në qasje të përfaqësimit dhe të vlerave individuale, ne e dimë që ka njerëz me vlera të mëdha që mund të kontribuojnë në çështje institucionale të Kosovës që nuk duan të përfshihen në organizime partiake dhe këto vlera mbesin pa zë”.

“Pragu zgjedhor nëse nuk hiqet i tëri ka edhe rrugë tjera dhe këtu do kishte qenë selektive për të bërë një prag selektive, unë me vite e propozoj një prag selektive, le të jetë një prag prej 5% i koalicioneve të mëdha, 3% i partive politike, 1% i kandidatëve të pavarur. Një njeri për të u zgjedh deputet vetë nëse ka vlera, duhet të marr vota sa 6 deputetë të subjekteve tjera, kjo është komoditet shumë i madh i shoqërisë, pragu zgjedhor është improvizim i demokracisë që ka ardhur koha për ta ndryshuar”, tha ai.

Tahiri poashtu e konsideron të panevojshëm pragun zgjedhur e cila është në dëm të kandidatëve të pavarur dhe sipas tij, është jo demokratik.

“Pragu prej 5% është i panevojshëm dhe është i keq për Kosovën, nuk është demokratik sepse e qet një shkallë të lartë e sidomos i penalizon kandidatët e pavarur, por gjithashtu edhe parimi një qytetar 5 vota e prish demokracinë dhe bilancin e përfaqësimit edhe regjional sepse partitë lideriste e udhëzojnë votuesin që ta votojë një nga zona e vet, por 4 të i votoj ajo që janë të mirë për syrin e partisë apo liderit, pra është një tuhasim i demokracisë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket kuotës gjinore, sipas tyre Kosova ende duhet ta ketë këtë sepse vështirë do të arrihej të ketë barazi gjinore pa një gjë të tillë.

Të ngjashme