Vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesën e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja e 54-të korresponduese\elektronike, e Qeverisë në të cilën janë diskutuar dhe miratuar vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Sot është emëruar Komisioni Shtetëror për Pranimin në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese. Komisioni do të ketë këtë përbërje:

1. Lulzim Ejupi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryesues;

2. Razafa Ukimeri, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtar;

3. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, anëtar;

4. Florent Tahiraj, ekspert i jashtëm – përfaqësues i shoqërisë civile; anëtar;

5. Jehona Lushaku, eksperte e jashtme – përfaqësuese e shoqërisë civile, anëtare.

Komisioni ka mandat dyvjeçarë dhe do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me Ligjin për zyrtarët publik dhe Rregulloren për pranim, vlerësim dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

Po ashtu është emëruar Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë në këtë përbërje:

1. Ministri i Punëve të Brendshme, kryesues;

2. Shpend Tërdeva, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë, anëtar;

3. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, anëtar;

4. Enver Krasniqi, përfaqësues i shoqërisë civile, anëtar;

5. Hivzi Jetullahu, përfaqësues i shoqërisë civile, anëtar.

Këshilli ka mandat pesë (5) vjeçar, përjashtimisht njërit nga anëtarët sipas pikave 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5 i cili sipas shortit do të ketë mandat një (1) vjeçar dhe do të ndërrohet çdo vit. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë i zbaton detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për zyrtarët publik, Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe Rregulloren për pranim, vlerësim dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

Në takim e sotëm elektronik, Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica SH.A.” në këtë përbërje:

1. Bahri Kalludra, drejtor, kryesues;

2. Destan Rrahmani, drejtorë, anëtar;

3. Riza Shala, drejtor, anëtar;

4. Besim Shyti, drejtor, anëtar.

Po ashtu është emëruar edhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Gjakova SH.A.”:

1. Burim Shala, drejtor, kryesues;

2. Mirsad Duraku, drejtor, anëtar;

3. Vilson Dura, drejtor, anëtar;

4. Gardalin Shtavica, drejtor, anëtar,

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1. LLC”. Duke u bazuar në rekomandimet e Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacionit, Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1.L.L.C.”

Vlera e kapitalit të investimit strategjik është 100 milionë e 620 mijë euro që do të realizohet brenda periudhës pesë (5) vjeçare në zonat kadastrale Dubovc, Kolle, Shallc, Mihaliq, Buquk, Strofc dhe Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë. Projekti investues është privat në fushën e energjisë dhe pronat në të cilat do të bëhet investimi strategjik janë në administrim të Komunës së Vushtrrisë dhe Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

Të ngjashme