Vendimi i Gjykatës, Shefi i kabinentit të Kurtit: Rendi demokratik në Kosovë nën sulm

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese dje ka publikuar vendimin në të cilin i është dhënë e drejta dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, njofton Klan Kosova.

Pas këtij aktgjykimi, ka reaguar Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se rendi demokratik në Kosovë është nën sulm.

“Standard i dyfishtë nga një grusht njerëzish qëllimkeq duke përmbysur vullnetin e lirë të një populli. #DuamZgjedhje”, ka shkruar Dalipi në rrjetin social Facebook

Të ngjashme