Vendos KQZ – financat e partitive do të auditohen, pranohen 6 aplikacione për pjesëmarrje në zgjedhje

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 14:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur që të bëjë auditimin e financave të partive politike, raporton Ekonomi Online.

Ylli Buleshkaj, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim tha se kanë caktuar  nga një auditor për parti politike.

“Aktivitetet kryesore që ka kryer mes këtyre dy mbledhjeve. Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike e ka zgjedhë një kompani që ka me bë auditimin e financave të partive politike. Më 13 korrik është bërë tërheqja e shortit ku secilës parti i është caktuar nga një auditor për të audituar financat e partive”.

Po ashtu, është duke vazhduar periudha e aplikimit të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale. Kjo periudhë përfundon më 16 gusht.

Deri më tani kemi pranuar 6 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 3 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Subjektet që kanë aplikuar deri më 15 korrik 2021 janë këto:

1.            Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; 

2.            Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

3.            Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

4.            Iniciativa Qytetare Ne Guxojmë ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

5.            Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë; dhe

6.            Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

Të ngjashme