Vendos KQZ-ja – Dënon Nismën, mbi 950 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro Nismën, pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në, për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, tha se kjo parti e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.

“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”.

KQZ-ja ka miratuar vendimin për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 centë.

Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.

Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të marrin vendim për zgjatjen e orarit të punës për zgjedhje lokale.

Kurse anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, tha se nuk sheh arsye të zgjatet orari të punës për anëtar të KQZ-së për zgjedhje lokale.

“Unë jam kundër për zgjatje paushallë por jam për saktësim të çdo pune që kryhet jashtë orarit”.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe përfaqësuesi tjetër i VV-së në KQZ, Alim Rama.

“Ne kemi buxhetuar orarin shtesë të mundshëm. Është i paraparë në buxhet. Vetëm dje thirrja për certifikim e kemi parashtruar orarin 08:00-16:00. Prandaj nuk kemi nevojë për orar shtesë”,.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, tha se kërkesa e Sekretariatit për zgjatjen e orarit duhet të miratohet.

“Vëllimi i punëve është jashtëzakonisht i madh dhe e dimë nga e kaluara që zyrtarët e Sekretariatit angazhohen edhe jashtë orarit të punës dhe ditëve të pushimit. Është mirë që ta dëgjojmë edhe arsyetimin e tyre sepse më pas mund të kemi probleme të natyrave të tjera”.

Të ngjashme