Vendos KQZ-ja, mbi 55 mijë euro për fushatën zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për të kufizuar shpenzimet e subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Sipas vendimit të KQZ-së në zgjedhjet e Podujevës shuma e kufizuar e shpenzimeve është 43 931.5 euro. Në mbledhjen e së shtunës u bë e ditur se ky vendim mbështet në listën prelimare të votuesve, sipas së cilës në këtë komunë numri jopërfundimtar i votuesve është 87 863 votues.

Fushata zgjedhore 5 ditore në Podujevë fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. Në garë për kryetar të kësaj komune janë 3 kandidatë (PDK – Naim Fetahu; LDK – Nexhmi Rudari; dhe LVV – Shpejtim Bulliqi).

KQZ-ja kufizoi shpenzimet e fushatës zgjedhore edhe për subjektet që do të garojnë në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në shumën 11 590 euro.

Sipas listës jopërfundimtare të votuesve, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 23 180 votues, raporton EO.

Ndryshe nga komuna e Podujevës në Mitrovicën e Veriut fushata zgjedhore do të zgjasë më shumë, nga 12 deri më 27 nëntor.

Të ngjashme