Vendos Kryesia, të martën seancë e jashtëzakonshme për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 12:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit, vendosi që propozimi i PDK-së për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë, raporton Ekonomia Online.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë, PDK-ja ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë Coronavirus.

Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë Coronavirus.

Lexo më shumë:

Të ngjashme