Vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë institucione kanë vetëm edhe sot kohë që t’i verifikojnë listat e partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Procesi i verifikimit ka filluar që nga e hëna.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka thënë Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme