Vendoset për kohën se kur do të votojnë deputetët për pikat e rendit të ditës

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 11:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët kanë vendosur që pikat e rendit të ditës të votohen në një kohë të caktuar. Kjo kërkesë është inicuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se deputetët duhet që ta dijnë kohën kur do të votohet për pika të rendit të ditës.

Deputeti nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se për shkak të temave si demarkacioni, shumë pika kanë mbetur pa diskutim dhe pa u miratuar. Ai është shprehur se nuk beson që për një ditë do të votohen të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kurse Bilall Sherifi nga Nisma tha se nuk është vetëm demarkacioni arsye pse kemi vonesa por në seancat e fundit kemi pasur diskutime siç ishte interpelanca e ditës së djeshme.

Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  20. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  21. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  24. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  25. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  26. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  27. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  28. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Të ngjashme