Veprimtari i LDK-së i reagon Lumir Abdixhikut: Kjo të jetë tradhtia e dytë pas votimit të Thaçit

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një konferencë për media nga selia qendrore e partisë ku edhe ka treguar për vendimin final të Kryesisë për të marrë pjesë në votimin për presidentin, vendim ky që Abdixhiku pret të respektohet edhe nga deputetët e partisë.

E, për këtë vendim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër Saim Tahiraj, veprimtar i hershëm i LDK-së dhe ish bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.

Tahiraj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se nëse deputetët e këtij subjekti e votojnë Vjosa Osmanin, kjo do të jetë tradhtia e dytë pas votimit të Hashim Thaçit.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
Mes të tjerave, ai thekson se për këtë veprim dënimi me votë do jetë edhe më i madh për LDK-në.

Ja shkrimi i tij:

Nëse deputetët e LDK-së votojnë, do të jetë tradhtia e dytë pas votimit të Hashimit!

Ky veprim është thikë pas shpine ndaj anëtarësisë besnike të LDK-së.

Nëse do e bëjnë këtë tradhti mallkimi ynë do jetë i madh, por edhe dënimi me votë do jetë edhe më i madh!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme