Verhelyi : Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioneri  BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hoti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por që duhet punë për ti bindur shtetet anëtare të BE-së.

Ai tha se është në dijeni se liberalizimi i vizave është një çështje shumë më rënësi për qytetarët

“Po e shoh se kjo një çështje shumë e rëndësishme për publikun. Këto çështje jo doemos ndihmojnë. Kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e tyre nuk është punë e lehtë dhe për ti bindur vetëm nëse dëshmojmë në punën ditore, por kryeministri po e bënë këtë që të mos ketë kërkesa për azil dhe  luftim të krimit  të organizuar dhe kjo është ajo çka po punojmë  sot të arrijmë atje”.

Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se ka përparime, por që nuk mund të flasë shumë, pasi nuk është i kyçur në këtë proces.

“Siç e dini nuk jam pjesëmarrës i dialogut edhe është e vështirë t’ju japë informacione për të, por është Lajqak dhe Borrell që po merren me këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim dhe nuk janë negociata të lehta. Mirëpo gradualisht është momentum që ka filluar të zhvillohet. Kohëve të fundit e kemi parë marrëveshjen në Washington.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, foli edhe për reformat qw duhet bwrw Kosova.

Sipas Varhelyit, BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon.

“E kam fjalën për realitetin ekonomik të bizneseve, qytetarëve, dhe mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës në rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon. Siç e theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro në grante dhe me koordinimin me institucionet do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Verhelyi.

Komisioneri e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyii cili po qëndron në Kosovë, nuk do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka nuk ka dhënë arsye pse nuk do të takohet me Thaçin, duke thënë se takimi me të nuk e ka të paraparë në agjendë.

Ai përveç takimit me kryeministrin Hoti, do tu drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme