Veriorët të paintegruar edhe pas katër vjetësh

Mitrovicë | 23 Qer 2017 | 07:57 | Nga

Komunat veriore të populluara me shumicë serbe po e përmbyllin një mandat qeverisës pa u integruar në sistemin e Kosovës.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin- Potoku kanë vazhduar t’i rezistojnë Prishtinës zyrtare duke mos i miratuar as elementet themelore identifikuese të komunës – stemën dhe vulën komunale, të cilat duhet të përfaqësojnë Republikën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Veriorët, po ashtu, nuk i kanë nxjerrë ende nga ilegaliteti administratat komunale, ku punonjësit e tyre vazhdojnë t’i marrin nga dy paga – prej buxhetit të Kosovës dhe prej Serbisë.

Ndërkaq pjesë e qeverisjes komunale janë edhe strukturat paralele komunale, të cilat qenë ripërtërirë me vendim të ish-kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, në vitin 2015.

Me gjithë ngecjet, njohës të pushtetit lokal kanë thënë se zgjedhjet e reja, të cilat pritet të mbahen më 22 tetor, duhet të mbahen edhe në veri, por është kërkuar të ndryshojë qasja e ndjekur nga institucionet e Kosovës për komunat veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme