Vërshimet në Kosovë, mobilizohet Qeveria në detyrë

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Dëme të shumta janë shkaktuar në komuna të ndryshme të Kosovës shkaku i reshjeve, raporton Gazeta Express.

Për këtë arsye sot do të mbahet një takim mes kryetarëve të Komunave dhe kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës në ora 10.00 organizon takimin virtual me z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës, dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre”, ka bërë të ditur, kryetari i asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi.

Për takimin kanë njoftuar edhe nga Qeveria në detyrë përmes një njoftimi për medie.

“Sot, Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, do të realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. Takimi Virtual do të fillojë në orën 10:00 dhe mund ta ndiqni LIVE nga FB i Kryeministrit Hoti”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme