Versioni i Albert Krasniqit nëse duhet të zgjidhet i pari kryeministri apo presidenti

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka dhënë versionin e tij se kush duhet të zgjidhet i pari, kryeministri apo presidenti.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Kushtetuta nuk e nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjidhet fillimisht presidenti apo qeveria.

“Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar ai.

Më tutje ai tha se nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit.

Ndërsa për sa i përket formimit të qeverisë, Krasniqi theksoi se varet nga u.D e Presidentit dhe nga kandidati për kryeministër.

“Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.

Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit. 

Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin. 

Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional.

Të ngjashme