Veseli, Ahmeti e Jashari në listën për kontrollin e pasurisë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 11:05 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari, janë në listën për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë nga Agjencioni Kundër Korrupsion, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur sot pas hedhjes së shortit në AKK, ku u përzgjodhën 850 zyrtarë, të cilëve do t’u kontrollohet pasuria e deklaruar, nëse ajo përkon me realitetin në praktikë.

Havolli: 72 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se nga 4 998 zyrtarë që janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, 72 prej tyre nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ndërsa bëri të ditur se kanë hetuar 110 raste, ku 30 prej tyre i kanë dërguar në prokurori.

“Kemi hetuar 110 raste për deklarimin e pasurisë, e këto janë vetëm gjatë 2017, ku mbi 30 raste i kemi dërguar në prokurori”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme