Veseli: Albin Kurti nuk ka vizion për Kosovën

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në rrjetin social Twitter se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit.

Lideri i opozitës tha se Kurti u fsheh sot në seancën parlamentare pas deklaratave të paqarta duke mos ofruar zgjidhje për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Kuvend, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme