Veseli arriti që pas 17 vjetësh t’i bëjë bashkë krerët e UÇK-së

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 22:40 | Nga

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për “Fillimin e Ri” duke thënë se është një koncept i dalë nga terreni dhe kërkesat e qytetarëve.

“Fillimi i Ri si projekt, koncept platformë, nuk ka qenë prodhim i kabinetit e ideve të ekipit të PDK-së, ka qenë produkt i vizitave dhe takimeve të shumta, Kadri Veseli gjatë gjithë këtij viti ka dalë në terren anembanë Kosovës”.

“Ai ka takuar njerëz të gjitha kategorive sociale, profileve profesionale dhe njerëz të sferave të ndryshme dhe ka biseduar me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrën më të sinqertë të mundshme”, ka thënë Krasniqi, në Klan Kosova.

Krasniqi që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se PDK do të fitonte edhe e vetme por që sipas tij, koalicioni me AAK e Nisma është i qëlluar.

“PDK po të kishte garuar e vetme, do të dilte fituese. Vendimi për të shkaur në koalicion me AAK-në për ta zgjeruar ishte vendim i qëlluar”.

“Koalicioni ishte vulosje se për Veselin s’është i rëndësishëm pozicioni politik individual por interesi i qytetarëve të Kosovës dhe këtë e dëshmoi”.

Ai ka thënë se ka pasur paragjykime që Veseli donte të bëhej kryeministër.

“A e ka pasur vështirë Veseli të na bindë neve të heq dorë nga kryeministri, ky ka qenë propozim i Veselit të bashkohen që të ketë ekip fitues, qeverisës, që krijon qeveri për të realizuar projekte”.

“Ky ka qenë edhe një dëshmi e lidershipit jo vetëm partiak, por edhe nacional e institucional është dëshmuar në mënyrën më të mirë për ftesë për bashkim dhe bashkëpunim”.

“Më vjen mirë që kjo çështje është realizuar me interpretime të ndryshme si koalicioni UÇK ose i krahut të luftës”.

“Është nder që krerët e UÇK-së i sheh bashkë në platformë politike. Veseli pas 17 vjetësh arriti ta krijojë këtë bashkim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme