Veseli: Asnjë deputet i PDK-së s’e voton “Qeverinë e mashtrimit”, zgjedhjet pas pandemisë

Hani i Elezit | 29 Pri 2020 | 12:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se asnjë deputet i kësaj partie nuk do ta votojë Qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja, raporton Ekonomia Online.

Veseli gjatë vizitës në Han të Elezit tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas pandemisë.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK-ja dhe VV-ja janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje”.

“Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, Veseli.

Të ngjashme