Veseli: Asnjë prej ministrave të PDK-së s’është larguar nga Qeveria

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 10:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përsëritur se asnjë ministër i kësaj partie nuk është dorëhequr nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Veseli i bëri në një aktivitet të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza, dhe atë të Inovacionit e Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ku përfaqësuesve të bizneseve i’u prezantuan reformat e reja fiskale.

“Ne kur hymë këtu e pyetët ministrin a ke dhënë hala dorëheqje? Si mund të jap dorëheqje një ministër që është i guximshëm e vendimmarrës. Partia ime ka partneritet me zhvillimin ekonomik”, tha Veseli.

“Unë jam shumë i kënaqur që në krahët e mijë janë dy njerëz që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”.

Para se të hyjë në sallë Veseli i pyetur se a i është pranuar dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zgjidhur të përgjigjet me buzëqeshje, pa dashur të ndalet para medieve.

Të hënën, ministri Tahiri kishte ofruar dorëheqjen nga udhëheqësi i dikasterit të Drejtësisë. Por dje Veseli tha se për dorëheqjen e tij marr vendim ai bashkë me partinë.

Përderisa në media mbrëmë vonë u përfol edhe dorëheqja e dy ministrave që shoqëruan Veselin, në këtë aktivitet, Bedri Hamza e Besim Beqaj.

Abelard Tahiri e Bedri Hamza kanë shoqëruar presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës në veri, përkatësisht te liqeni i Ujmanit.

Të ngjashme