Veseli, bashkë me Elizën dhe Migjenin e pinë kafenë e mëngjesit

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, ka thënë se sot është takuar me dy nga kandidatët për deputetë të kësaj partie Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi.

Veseli tha se ata biseduan në një nga kafetë e Kurrizit në Prishtinë.

“Ky lokacion simbol i Prishtinës ka qenë një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së qëndresës së rinisë shqiptare nën robëri, e cila sot në kushtet e lirisë shpërfaqet me talentë që shkëlqejnë në nivel ndërkombëtar të artit e sportit”.

“Shpërndajeni edhe ju që keni kujtime të tilla nga ajo kohë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme