Veseli bëri nderime te varri i komandantit Adem Jashari

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 15:33 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e Ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vizitoi sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në shenjë kujtimi dhe nderimi për veprën heroike të Familjes Jashari, kryeparlamentari Veseli bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i komandantit legjendar Adem Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme