Veseli: Demarkacioni votohet më 1 shtator, Bideni më konfirmoi mbështetjen

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 21:44 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për herë të parë për mesazhin që atij i ka dhënë personalisht zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Ai tha se numri dy i SHBA-së i ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset. “Mesazhi ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë me ju. Ky ishte mesazhi që më dha zëvendëspresidenti Biden kur e përshëndeta në shkallët e avionit.

Ai më siguroi se mbështetja e SHBA-ve do të jetë e fuqishme”, tha Veseli në një intervistë në Klan Kosova. Ai tha se tani të gjithë deputetët duhet të bëhen bashkë dhe të miratjnë demarkacionin dhe ti hapin rrugë perspektivës.

Veseli u shpreh i bindur se demarkacioni do të miratohet më 1 shtator. “Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet sa më urgjentisht të votojnë në mënyrë unanime demarkacionin sepse është në të mirë të vendit. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur.

Prandaj të gjithë deputetët duhet të reflektojnë sepse mesazhet janë të qarta, Kosova ka mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, nga presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Tani të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe ta miratojmë demarkacionin”, tha Veseli në Klan Kosova në intervistën e Zonës B.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme