Veseli bisedon me Delawien për riformatimin e qeverisë

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 13:42 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.

Ndërkohë mediet raportojnë se temë e takimit ishte dhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtarët e Qeverisë kanë paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi pritet në javët e para të muajit tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme