Veseli: Bojkotimi i institucioneve nuk është në interes të serbëve

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 11:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt Lista Serbe do t’u kthehet institucioneve të Kosovës. Ai këto komente i bëri pas takimit me nënkryetarin e Komunës së Leposaviqit, Mihret Salkoviq.

Veseli, ka deklaruar se vazhdimisht është në kontakt me përfaqësues të kësaj liste dhe se beson që ata do të vazhdojnë punën e tyre në institucione.

Ai tha se është në interes të komunitetit serb kthimi i tyre në Kuvend e Qeveri.

Në pyetjen e gazetarëve drejtuar kryetarit Veseli se kur do ta vizitojë veriun e Kosovës, ai tha se në atë pjesë të vendit shkon shpesh, porse nuk e bënë publike.

“Unë shkoj shumë shpesh në pjesën veriore. Është çështje tjetër se nuk kam dëshirë që demonstrojë prezencën time në Veri por shumë shpesh jam atje edhe me prezencë fizike edhe me aktivitete por zyrtarisht do të jem shumë shpejtë, për arsye se kam pasur edhe një ftesë nga Lista serbe që ta vizitojë edhe komunën e Leposaviqit”, u shpreh Veseli.

Duke folur për takimin me nënkryetarin e Leposaviqit, Mihret Salkoviq, tha se kanë biseduar për situatën në këtë komunë në aspektin e infrastrukturës, por edhe mundësinë e investimeve në atë pjesë.

Të ngjashme