Veseli dëgjon arsimtarët e Prishtinës për reformat në arsim

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 16:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka takuar të hënën mësimdhënësit e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë për t’i dëgjuar idetë e tyre për të ardhmen e sistemit arsimor.

Kadri Veseli ka dëgjuar mësueset e të gjitha cikleve mësimore për sfidat që ballafaqohen ato në mësimdhënie, si dhe idetë e tyre për ta reformuar sistemit mësimor.

Arsimtarja Gyltene Reka ka kërkuar që punësimi i mësimdhënësve të bëhet me kritere më të ashpra, ndërsa mësimdhënësit të përfshihen në hartim të plan-programeve mësimore.

“Unë i kisha propozuar Ministrisë së Arsimit që të kyçen të gjithë mësimdhënësit e ciklit të ulët, që kur të hartohen planet dhe programet të jenë pjesëmarrës mësimdhënësit e ciklit të ulët, e jo profesorët dhe doktorët e shkencave; sepse ne jemi drejtpërdrejt të kyçur në procesin mësimor”, tha arsimtarja Reka.

Ndërsa arsimtarja Mihrije Halili ka ngritur si shqetësim dhe nevojë rregullimin e pushimit të lehonisë për mësimdhënëset.

“Femrat e reja të cilat punësohen këtu së shpejti bëhen edhe nana, marrin një rol në familje dhe imagjinojeni çfarë pushimi të lehonisë kanë ato kur bëhen nëna. Sa është stimulimi për rritjen e natalitetit për femrat të cilat punojnë, qofshin në shkolla apo kudo tjetër”, tha Halili.

Pasi ka dëgjuar mësueset dhe arsimtarët e Prishtinës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se investimi në arsim duhet të marrë edhe më shumë mbështetje, pasi kthimi i këtij investimi, sipas tij, është shumëfish më i madh dhe në interes të shoqërisë.

“Pa e pasë sistemin arsimor adekuat dhe konkurrues me tregun e dijes që është në rajon dhe Evropë, Kosova nuk do të ecë përpara. Të gjitha vendet në botë që kanë investuar në arsim dhe në edukim, kthimi në investim ka qenë shumë më i madh. Në dukjen e parë shihet si harxhim, por kthimi në investim është enorm. Unë do t’i marr parasysh të gjitha këto; po jua jap fjalën. Dhe nuk do të ketë heshtje”, tha Veseli.

Ky takim i kreut të PDK-së është në vazhdën e shumë takimeve që ai po bën anekënd Kosovës, në kuadër të turit të tij të dëgjimit, me ç’rast po takon kategori të ndryshme të shoqërisë.

Të ngjashme