Veseli dëgjon ide kreative për punësimin e të rinjve

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 12:01 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar në Prishtinë me të rinj nga fusha e teknologjisë informative dhe inovacionit për të dëgjuar prej tyre ide kreative për të ardhmen e vendit dhe fushën që ata mbulojnë.

“Ne kemi nevojë të krijojmë perspektivë më të madhe e në veçanti perspektivë të sigurt për rininë tonë”, tha Veseli.

Ai ka thënë se kapitali më i madh në Kosovë janë rinia, raporton Ekonomia Online.

“Përgjatë këtyre javëve kam takuar shumë njerëz duke përfshirë profesorë, minatorë, ekspertë të cilët ballafaqohen me sfida. Të gjithë dëshirojnë ta kemi një vend më të zhvilluar ekonomikisht. Ajo çfarë po e shohim çdo ditë është se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik por po e shohim edhe një hendek mes njerëzve që duan punë dhe politikës. Politika nuk është për tu krijuar problem qytetarëve. Ne kemi nevojë të krijojmë perspektivë për të rinjtë tonë”, ka thënë ai.

Të rinjtë që merren me inovacion dhe teknologji informative propozuan që të reformohet më shumë sistemi arsimor në mënyrë që të rinjtë të marrin përgatitje më të madhe që i bënë konkurrent për tregun global të punës.

“Ne po kemi shumë studentë që po diplomojnë dhe po mbesin pa punë sepse nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Më mirë do të ishte ta ridizajnojmë kurrikulën dhe ta reduktojmë numrin e studentëve, por të cilët do të dilnin shumë më të përgatitur për punë pas diplomimit”, tha Iliriana Ibraj, analiste e biznesit.

Luigj Uka kërkoi që të ketë sundim të ligjit, nivel më të mirë të arsimit. Kushdo qoftë në politikë duhet me qenë më shumë bashkëpunues me qytetarët e jo vetëm gjatë fushatës elektorale.

“Kam pas problem me arsimin sepse platforma me bachelor ka qenë e njëjtë dhe jam zhgënjye edhe jam detyrua me ndërpre masterin”, ka thënë ai.

Festim Cahani tha se  një prej sfidave me të cilën ballafaqohen të rinjtë është çështja e  kurrikulës.

“Kurrikula nuk është sfiduese me tregun. Pjesa e stafit në edukim shtetëror nuk kanë dedikim të mjaftueshëm për studentët e tyre. Me shumë shikojnë me përfundu orarin dhe me shku”, ka thënë ai.

Gjatë bashkëbisedimit, lideri i PDK-së ka dëgjuar edhe ide të shumta nga të rinjtë inovatorë për përkrahjen që mund tu bëhet të rinjve të talentuar, përmes të cilëve do të hapeshin shumë vende të reja të punës për të rinjtë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se këto takime janë leksione ashtu siç nxënësi dhe studenti shkon e merr një leksion.

“Po ju jap fjalën se kanë me qenë obligime jetësore sepse kemi dhënë shumë për këtë vend. Askush nuk po na pengon ne po ja zëmë vendin vetvetes. Ne duhet me luftu shumë për me ndryshu frymën e vendit tonë. Pse ta lëm vendin tonë në ecje mbrapa pse mos të ecim në hapa përpara”, ka thënë ai.

Ndërsa duke iu përgjigjur të rinjve Veseli tha se këto  takime janë leksione ashtu siç nxënësi dhe studenti shkon e merr një leksion.

“Po ju jap fjalën se kanë me qenë obligime jetësore sepse kemi dhënë shumë për këtë vend. Askush nuk po na pengon ne po ja zëmë vendin vetvetes. Ne duhet me luftu shumë për me ndryshu frymën e vendit tonë. Pse ta lëmë vendin tonë në ecje mbrapa pse mos të ecim në hapa përpara”, ka thënë ai.

Të ngjashme