Veseli dëgjon idetë e të rinjve për zhvillim të vendit

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 17:10 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, njëherit kryetar i Kuvendit gjatë turit të dëgjimeve që po zhvillon në vend sot ështe takuar me të rinjtë e Qendrave Rinore, Organizatave Joqeveritare dhe Këshillave Rinore të Veprimeve Lokale të disa komunave duke përfshirë: Gjilanin, Kamenicën, Novobërdën, Ferizajin e komuna të tjera.

Kryetari Veseli me të marrë fjalën ka theksuar se ka ardhur për të dëgjuar idetë e të rinjve ide këto  që kanë të bëjnë me aktivitetet rinore.

Ai ka thënë se nga raporti i djeshëm i UNICEF-it të dhënat që kanë dalë nuk kanë qenë edhe aq të mira, raporton Ekonomia Online.

“Problemi të cilin e kemi sot është papunësia. Pse dëshirojnë të rinjtë të ikin nga vendi për shkak se nuk ka perspektivë. Nga takimet që kam pasur gjatë turit tim të dëgjimit me ekspërtë, profesorë nga ta kam degjuar që kemi një situatë jo të kënaqshme. Kemi mjaft fuqi punëtore, por nuk e kemi të kualifikuar”,  ka thënë ai.

Ai ka thënë se politika dhe politikanët e rrisin hendekun.

“Është e vërtetë se shpesh herë politika dhe politikanët e krijojnë këtë problem”, ka shtuar Veseli.

Ai iu ka drejtuar të rinjve duke u thënë se sikur të kishin përgjegjësi institucionale cilat do të ishin zgjidhjet që Kosova të ketë koncept të ri.

Përfaqësues të organizatave nga vende të ndryshme kanë dhënë ide se si Kosova mund të ec përpara, por si problem më të madh e kanë parë çështje  e arsimit.

Arton Musliu nga Organizata Demokracia nga Komuna e Vitisë ka thënë se dëshiron që t’i ngris tri çështje para kryetarit e për të cilat mendon se janë të dobishme që të diskutohen.

“Mendoj se problemi kryesor për Kosovën është sistemi i arsimit për shkak që jemi dëshmitarë të shumë kuadrove të kualifikuara të cilat magjistrojnë e doktorrojnë dhe i marrin diplomat sikur me qenë duke i vjedh. Kjo mendoj që është problem shumë i madh dhe cila është zgjidhja isha ul me profesionistë dhe e kisha diskutu statusin juridik të institucioneve arsimore në Kosovë. Një problem tjetër me të cilin përballemi ne si shoqëri është një sistem jo i qendrueshëm dhe efikas, ështe sistemi gjyqësor dhe prokurorial sepse ky e zhvillon shtetin si shoqëri dhe çeshtja e tretë është konkurrenca. Në Kosovë sot nuk ka konkurrencë”, ka thënë ai.

Hanife Osmani Organizata “Akces” ka thënë se femra duhet të jetë më e përfaqësuar duke shtuar se femra gjithmonë është mbrapa duke dhënë ide se si duhet të zgjidhet kjo.

“E dyta vetëdijësimi i të rinjve si mund të bëhet kjo shumë organizata që janë këtu pjesëmarrëse synim e kanë ngritjen e vetëdijësimit të rinjve  të femrave në shoqëri duke i përkrahur me fondacione në mënyrë që të jenë pjesëmarrese se çka është në teori të vendoset edhe në praktikë, ne mundemi deri nesër me dhëne ide por pse këto mos me u vendos në praktikë”, ka thënë ajo.

Edhe Zoran Gjokiq nga Organizata Joqeveritare “Vullnetarizmi”, në Partesh tha se problemet pothuajse në të gjitha komunat janë të ngjashme, por se problem kryesor për të është informimi për grante të donatorëve.

Kurse krejt në fund kryetari Veseli pasi ka dëgjuar të gjithë ka thënë se kishte pasur dëshirë që “60% e Kosovës të merr përgjegjësi më shumë me qenë më proaktiv dhe me kriju më shumë presion, i cili është pozitiv i cili i ngrit shqetësime të cilat janë 60% të popullatës së Kosovës”.

“Do të thotë e ngrit si shqetësim real situatën në të cilën jemi dhe si investim se nga duhet të orientohen resurset tona humane. Aktualisht kapitali më i fuqishëm është resursi human i cili duhet të shfrytëzohet në mënyre adekuate. Unë po ju thërras edhe njëherë mos heshtni, bëni shumë, bëhuni kritik, asnjëherë nuk po thërras për shkatërrim duhet me bë të rëndë pozicionin e çdo politikani, me e bë të rëndë çka bërë sot, çka do të bësh nesër. Kjo është rritja e transparencës, kjo e bënë balancin e konkurrencës, kjo krijon mundësi edhe të konkurrencës së bizneseve, rritja e transoarencës, rritja e ligjshmërisë…”, ka thënë ai.

Të ngjashme